26 Janar, 2019

Në hapat e babait! Vajza e këngëtarit shqiptar konkurron në “The Voice Kids” (VIDEO)


Mbrëmë ishte nata e dytë e audicioneve të fshehura në “The Voice Kids”, ku kanë konkurruar shumë fëmijë, ku disa e kaluan këtë fazë e të tjerë nuk arritën që të fitonin.

Mes konkurrentëve ishte edhe vajza e këngëtarit shumë të dashur për publikun shqiptar, Selami Kolonja, Maisela.

Gjatë një interviste në prapaskenë, artisti i cili i mungon skenës prej një kohe të gjatë, u shpreh se nuk ishte ekzaktësisht dëshira e tij që e bija të merrej me muzikë.

“Unë nuk doja që ajo të merrej me muzikë, sepse nuk është dhe aq e thjeshtë…” – u shpreh Kolonja, megjithatë më tej pohoi se përfundimisht i kishte lënë rrugë të lirë të bijës që të ndiqte ëndrrën e saj.

Nga reagimi në sallë, kënga e Maiselës u pëlqye shumë dhe ajo që shtypi pulsantin ishte këngëtarja Miriam Cani.

Ndërkohë kujtojmë se javën e kaluar, ishte djali i Fitnete Tudës, këngëtares dhe gazetares së mirënjohur shqiptare nga Struga që konkurroi në “The Voice Kids”.

Doni, i mbushi të gjithë plot emocione teksa këndoi këngën e nënës së tij: “Shi bie në Tiranë!”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al