17 Dhjetor, 2021

Në garë me Klea Hutën për prezantimin e “Për’puthen”? Luana Vjollca i jep fund dyshimeve, ja kur do kthehet në ekran dhe programi që do moderojë


Luana Vjollca njoftoi largimin e saj pas 15 vitesh punë nga Top Channel disa muaj më parë.

 luana vjollca

Ishte vetë moderatorja që dha lajmin, ndërsa u shpreh se do kthehej së shpejti në televizion.

Ndërsa pak kohë më parë u përfol se Luana Vjollca ishte në garë me Klea Hutën për moderimin e “Për’puthen”, pas thashethemeve se Bora Zemani do ‘braktiste’ emisionin.

luana vjollca (7)

Por moderatorja i ka dhënë fund të gjitha dyshimeve, duke treguar se do rikthehet në ekran me emisionin e saj “Shiko Kush Luan”.

Në një postim në InstaStory, tregoi se programi do të fillojë nga data 1 janar, por nuk u zbulua se në logon e kujt televizioni do të transmetohet.

luana vjollca (2)

Kujtojmë që Luana Vjollca u përfol për një betejë me Arbana Osmanin për drejtimin e “Big Brother VIP” dhe më pas me Fjoralba Ponarin për drejtimin e spektaklit “Portokalli”.

Ishin pikërisht hatërmbetjet për këto dy formate që e detyruan të largohej nga “Top Channel”.

/Panoramaplus.al

luana vjollca (8)luana vjollca (10)luana vjollca (6)luana vjollca (5)luana vjollca (1)luana vjollca (4)luana vjollca (3)luana vjollca (7)luana vjollca (8)luana vjollca (6)luana vjollca (7)

© Panoramaplus.al