21 Nëntor, 2022

Pak para fillimit të Big Brother Vip Kosova, Gjiko dedikon fjalët e ndjera Elitës


Çifti Elita-Gjiko ndër më të dashurit e publikut, marrëdhënia e tyre gjithmonë ka qenë për t’u admiruar.

 Së fundmi ka qenë artisti i cili ka befasuar partneren e tij, teksa ka bërë një gjest romantik që na preku zemrat. Në foton e publikuar nga Elita, shihet që Gjiko i ka dhuruar një tufë me lule, teksa i ka shkruar dhe një dedikim me fjalët më të ëmbla.

“Në ditët me re ti je diell. Në ditët me shi të kam ombrellë”-shkruhet në dedikim. “Të dua dritë”-ia ka kthyer Elita.

 

Së fundmi është konfirmuar lajmi  se Elita Rudi do të jetë nën drejtimin e “Big Brother VIP Kosova Fan Club”, ku do të diskutohet çdo gjë rreth spektaklit të madh.“Erdhi momenti që të shuajmë një tjetër kureshtje! Elita Rudi do të jetë prezantuesja e emisionit ku do të diskutohet gjithçka për dhe rreth Big Brother VIP Kosova! Mos harroni, 5 DHJETOR – është data”, shkruhet në njoftimin zyrtar.

© Panoramaplus.al