29 Shtator, 2022

Në ditën e tij të lindjes, Getinjo emocionon me fjalët për Mozzik


Gramoz Aliu i njohur si Mozzik diten e sotme feston ditëlindjen e tij të 27-të. Në këtë ditë të veçantë, reperi padyshim ka marrë shumë urime, por më të veçantin nga vëllai i tij.

Getoar Aliu ose siç e njohim të gjithë Getinjo i ka dedikuar fjalët më të ëmbla “gjakut të tij” siç e quan ai Mozzik.

“Gëzuar ditëlindjen gjaku im. Të ruajt Zoti gjithmonë bashkë me ne. Të dua,”-shkruan Getinjo.

Kujtojmë që Mozzik ka qenë në qendër të vëmendjes këto ditë pasi publikoi këngën “Të dua” një dedikim i ëmbël për të bijën, Hana.

Përmes vargjeve reperi rrëfen historinë e komplikuar me Loredanën dhe dhimbjen për shkak se nuk jeton me të bijën. Dhe si një nga njerëzit që ia di më së miri dhimbjen Mozzik, nuk mungoi as një reagim nga Getinjo.

Reperi e mbështeti publikisht në rrjetet sociale Mozzik duke shkruar se kjo këngë e ka bërë për të qarë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkruante: “Si fëmijë kam qarë. Inshallah të shoh më të lumturin në botë, vëllai im. Se zemër më të mirë dhe të pastër se ti as unë vetë s’e kam. Të dua!”

© Panoramaplus.al