4 Korrik, 2023

Në ditën e tij të lindjes, Dua Lipa publikon foton e ëmbël krah partnerit të saj


Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa konfirmoi disa javë më parë romancën e saj me regjisorin Romain Gravas në tapetin e kuq në Festivalin e 76-të Vjetor të Filmit në Kanë.

Artistja e dhe 41-vjeçari e mbajtën të fshehtë marrëdhënien e tyre deri në momentin që pozuan krahë njëri-tjetrit në premierën e filmit ‘Omar La Fraise’.

E së fundmi, Romain ka festuar ditëlindjen e tij dhe këtë e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet një postimi në Instagram.

Këngëtarja e hitit ‘Levitating’ ka publikuar foton ëmbël ku shfaqet krahë partnerit të saj ku shkruan:

“Gëzuar ditëlindjen zemër”.

Kujtojmë se regjisori ka qenë më parë në një romancë me këngëtaren tjetër me origjinë shqiptare, Rita Ora, disa vite më parë.

© Panoramaplus.al