20 Nëntor, 2022

Në ditën e tij të lindjes, Bes Kallaku merr urimin e veçantë nga Xhensila Myrtezaj: Në fund të çdo dite ajo çfarë dua është përqafimi yt!


Bes Kallaku feston sot ditën e lindjes dhe urimin më të veçantë aktori i humorit e mori nga partnerja e tij Xhensila Myrtezaj.

Këngëtarja postoi dy foto ku shfaqen krahë Ajkës dhe krahas tyre Xhensila shkroi:

“Gezuar Diten e Lindjes Burri qe eshte, dhe do jete ne krahun tim pergjithmone! Ne kemi dhe do kemi “Uljet & Ngritjet “tona por do perballojme cdo test kohe si gjithmone.

Ne fund te cdo dite ajo cfare dua eshte “perqafimi yt”. Dua te shoh ty kur mbyll syte per te fjetur, dhe dua qe duart tona te rrine te shtrenguara nderkohe qe ne fleme.

Nuk te premtoj qe do kete “DIELL” gjithmone ,por te premtoj Dashurine,besnikerine dhe perkushtimin tim… Te premtoj qe do jem ketu per te te degjuar, per te ngritur dolli se bashku dhe per te qene “familja jone ” deri ne frymen e fundit!

GEZUAR BURR! GEZUAR SHOK! GEZUAR BABI ME I MIR NE BOTE,GEZUAR BES KALLAKU! TE DUA @bes_kallaku”.

Kujtojmë se gjatë programt “Zemër Luana”, aktori i humorit u  pyet se cila pjesë e trupit të Xhensilës i duket më HOT ( i nxehtë).

Pa ngurruar aspak Besi u përgjigj:

“Është e gjitha yll, ama sytë i ka…Kur më sheh ashtu, nuk e di”,– tha aktori.

E ndonëse kanë rreth pesë vite të martuar, ata e njohin njëri-tjetrin që kur ishin adoleshentë dhe sot janë prindër të një vajze, Ajkën. Ndërkohë që në intervistat e tyre e kanë lënë të nënkuptohet se e dëshirojnë një fëmijë të dytë.

Këngëtarja ka folur disa kohë më parë rreth marrëdhënies së saj me aktorin e humorit dhe nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për partnerin e saj. Ajo tregoi se Besi i është gjendur në momentin e saj më të vështirë në jetë dhe e ka ndihmuar. Sipas saj, ky ishte momenti kur e kuptoi që aktori ishte njeriu që i duhej në jetë.

Përsa i përket ‘krizave’ në marrëdhënie, këngëtarja nuk ngurroi të tregonte se dhe mes tyre ka pasur situata të tilla por ia kanë dalur gjithmonë ta gjejnë rrugëdaljen për t’i kapërcyer vështirësitë dhe të jenë pranë njëri-tjetrit.

“Zemërgjerësia e Besit më ka përfshirë edhe mua. Besi ka një shpirt shumë të bukur. Nëse ka një gjë që e reflekton deri te drita e syrit, është zemra e tij e pastër, e bardhë, dëshira për të ndihmuar të tjerët. Ka një dëshirë për të ndihmuar, ai ‘bëhet copash’ për njerëzit. Unë jam rritur me Besin edhe kemi marrë shumë nga njëri-tjetri.

Ai momenti që unë vërtet e kam kuptuar se çfarë vërtet i duheshe jetës sime, ishte ai momenti kur unë kisha më shumë nevojë. Periudhën që unë jam njohur me Besin, mami im pati një komplikacion kardiak, dhe rrezikonte shumë. Besi m’u gjend pranë financiarisht, si vëlla asokohe, madje dhe gjak dha për mamin tim. Aty vërtet kuptova se pjesën tjetër të jetës sime duhet ta kisha me këtë njeriun në krah.

 

Kemi kaluar periudha të vështira. Çdokush i kalon. Kemi patur edhe kriza në marrëdhënie, ajo që na ka mbajtur shumë fort me njëri-tjetrin ka qenë besimi që kemi pasur në Zot që na ka bashkuar edhe në besimin tonë në dashuri. E kemi gjetur gjithmonë atë rrugëdaljen për të kapërcyer çdo moment të vështirë, dhe për të qenë prap sërish me njëri-tjetrin”– rrëfeu Xhensila për “A Live Night”.

© Panoramaplus.al