27 Gusht, 2022

Në ditën e tij të lindjes, Adelina Tahiri nuk i kursen fjalët e ëmbla për të birin: Nëna më krenare…(FOTO)


Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri, prej vitesh tashmë nuk merret me muzikë dhe ka vendosur t’i dedikohet familjes së saj.

Ajo prej kohësh është martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjoza Markov me të cilin ka edhe një djalë, Jonin. Ky i fundit sot feston ditëlindjen e katërt dhe mami Adelina nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla.

Jeta Mamit! Urime ditelindjen dhe gjithë të mirat e kësaj bote ti dëshirojmë. Falenderoj Zotin çdo ditë për ty që të kam dhe që më zbukurove jetën . Do jemi gjithmonë afër teje dhe në ngritjet e tua, në uljet e tua, dhe kur duhet dikush të t’i fshi lotët prap unë do jem aty, dhe në gëzimet dhe sukseset e tua unë prap do jem aty dhe gjithmonë nëna më krenare për ty! Të puth pa fund Mami! Urime ditëlindjen Jon. Të don Tate,-shkruan Adelina krahas një albumi fotografik të djalit të saj.

Kujtojmë që më herët Adelina Tahiri ka zbuluar se kanë kaluar plot 9 vite që nga momenti kur ka vendosur të lidhej me avokatin. Çifti janë bekuar me një djalë, ndërsa përsa i përket shtimit të familjes, këngëtarja ka deklaruar se po është në planet e saj.

adelina tahiri (4)

adelina tahiri (8)

adelina tahiri (7)

adelina tahiri (4)

© Panoramaplus.al