Reperja e njohur Loredana Zefi feston sot ditëlindjen e saj. Artistja e cila është goxha e suksesshme në Gjermani mbush plot 28-vjeç, dhe në këtë ditë të veçantë urimet për të kanë qenë nga më të shumtat.

Mirëpo urimin më special, këngëtarja e mori nga partneri i saj, futbollisti gjerman Karim Adyemi. Me anë të një fotoje në InstaStory, sportisti ka uruar Lorin por ajo çka ra më shumë në sy ishte fakti se ai e quan reperen “zemër” në shqip.
“Happy Birthday zemër”- shkroi ai.

Kujtojmë se Loredana konfirmoi disa javë më parë se ishte në një lidhje dashurie me futbollistin 7 vite më të vogël.


