30 Shtator, 2022

Në ditën e lindjes, Ermal Mamaqi zbulon detajin e “pazakontë” në fytyrën e djalit të tij


Jemi mësuar ta shikojmë duke bërë batuta gjithë kohën, por kur bëhet fjalë për fëmijët e tij Ermal Mamaqi din të emocionojë me fjalët e ëmbla.

Ditën e sotme djali i aktorit të humorit, Joeli feston ditëlindjen e tij të 9-të. Në këtë ditë të veçantë Ermali i ka dedikuar fjalët më të bukura, ku ka zbuluar edhe një detaj në fytyrën e tij që nuk e kishte vënë re më parë.

“Mu deshën 9 vite të shoh që ky Kingu përveç dashurisë që rrezaton ka dhe një shenjë afër mendjes që është një ❤️.
Jetë të gjatë dhe me shëndet gëzimi ynë i parë. Joel ❤️9,”-shkruan Mamaqi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Mamaqi (@ermalmamaqiofficial)

Kujtojmë që historia e dashurisë së Amit dhe Ermalit nisi në 2005-n, ndërsa punonin të dy në emisionin “Portokalli”.

Dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë rreth 5 vite më pas. Sot dyshja janë prindër të dy fëmijëve, djalit Joel dhe vajzës, Sias.

© Panoramaplus.al