Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Irma Libohova ka bërë sot një urim të veçantë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Irma ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një video ku ka uruar 8 Marsin dhe i ka bërë një dedikim mjaft prekës nënës së saj të ndjerë.
Në postim, këngëtarja shkruan se i mungon nëna e saj si dhe e quan modelin më të mirë të jetës me të cilin krenohet akoma dhe sot.
“Sot është festa e nënës e si grua, si nënë unë uroj: Gëzuar! Sot urohet dhe s’ka vend për lot. Sot në këtë ditë më shumë se kurrë, më mungon mamushja ime, por me të gjitha këto që ti thua, unë krenohem, se ty të pata modelin më të mirë të jetës sime”, shprehet Libohova.


