21 Gusht, 2023

Në ditëlindjen e saj të 65-të, Madonna i prezanton të dashurin djalit të saj


Ikona e muzikës pop Madonna së fundmi i ka prezantuar të dashurin djalin të saj të madh në ditëlindjen e saj të 65-të.

Në këtë ditë kaq të veçantë për të ajo e festoi së bashku me fëmijët e saj teksa organizoi një festë në Lisbonë, ku boksieri Joshua Popper takoi për herë të parë Roço Ritchie, sipas DailyMail.

Madonna filloi të takohej me Joshuan në fillim të këtij viti, ndërsa u njohën në palestër sepse ai ishte instruktori i djalit të saj.

Sipas disa burimeve të afërt me këngëtaren, 29-vjeçari e ka ndihmuar shumë artisten në përmirësimin e gjendjes së saj shëndetësore përpara nisjes së turneut të saj të anuluar “Celebration” në tetor në Londër.

Kujtojmë që Madonna ishte e martuar më parë me aktorin Sean Penn nga viti 1985 deri në 1989 dhe më pas me regjisorin Guy Ritchie nga 2000 deri në 2008.

© Panoramaplus.al