1 Nëntor, 2022

Në ditëlindje me kostumin e Halloween, habit Kim Kardashian


Në sezonin e Halloween-it, Kim Kardashian zakonisht shpenzon mijëra dollarë për kostume spektakolare që bëjnë bujë në rrjetet sociale, duke marrë mijëra pëlqime nga fansat e saj.

Për këtë vit ajo vendosi të vishej si një nga personazhet më ikonë të X-Men, Mystique Mutant.

 

Problemi është se ajo mbërriti në një festë me kostumin e saj perfekt, por nuk bëhej fjalë për Halloween, por një festë ditëlindjeje, veçanërisht për shoqen e saj Tracee Ellis Ross, e cila mbushi 50 vjeç.

Kim e mori me humor dhe e postoi në Instagram: “Atëherë unë u shfaqa në një darkë ditëlindjeje me kostum të plotë, kur nuk ishte Halloween!” Në foto, Kim shfaqet si personazhi Mystique, me flokët e kuqe, trupin blu dhe linjat e saj perfekte.

Midis imazheve që ajo shpërndau, mund të shihje shtëpinë e saj të zbukuruar me rrjeta merimangash dhe oborrin e shtëpisë së saj të transformuar në një varrezë, si dhe njerëz të veshur si mumi.

Një nga romancat më befasuese e vitit 2022, Pete Davidson dhe Kim Kardashian e cila u bë kryefjala e mediave në të gjithë botën, megjithatë pas ndarjes së tyre duket sikur dyshja i kanë ruajtur ende kontaket së bashku. Në një raport të publikuar nga The Sun, thuhet se ish-çifti  kanë fjetur në dhomën e hotelit të Kardashian në New York City rreth dy muaj pasi u njoftua për ndarjen e tyre.

 

© Panoramaplus.al