16 Gusht, 2022

Në Big Brother Vip e akuzoi se e mbante për lojë, reagon Ilir Shaqiri pas lajmit të shtatzënisë së Einxhel Shkirës (FOTO)


Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta (Dj Dagz) arritën ta surprizonin Ilir Shaqirin!

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip ndër kritikët më të mëdhenj të marrëdhënies së moderatores me Dj ishte balerini.

Ai shprehej se Einxhel gjithë këtë e bënte për vëmendje, dhe se nuk do të zgjasnin shumë. Mirëpo, ja ku jemi Dagzi dhe Einxhel do të bëhen prindër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Einxhel Shkira (@einxhel_shkira)

Pas konfirmimit të këtij lajmi nga Shkira, nuk ka munguar edhe një reagim i Ilir Shaqirit.

“I tejkaluat parashikimet. Bravo ju qoftë,”- shkruan fituesi i Big Brother Vip në seksionin e komenteve të videos së Einxhel.

Më herët edhe Beatrix Ramosaj e ka uruar Dagzin dhe Einxhel.

“Urime për dy nga njerëzit e mi më të preferuar në të gjithë botën. Zemra ime po qesh tani. Ju do të jeni prindërit më të mirë dhe unë premtoj se do të jem tezja më e mirë,”-shkruante këngëtarja në Instastory.

© Panoramaplus.al