31 Korrik, 2021

Në ankth dhe e panikosur/ Zjarri në Bodrum i prish pushimet Kejvina Kthellës, i zbulon edhe identitetin e partnerit misterioz (VIDEO)


Kejvina Kthella dhe i dashuri i saj, deri tani misterioz, po shijonin pushimet se bashku në Bodrum, Turqi.

kejvina kthella (1)

Por zjarret që përfshinë destinacionit turistik i kanë prishur planet ish-velinës, madje i ka zbuluar mashkullin që e shoqëronte gjatë këtyre ditëve të nxehta.

kejvina kthella (7)

Teksa vendi u përfshi nga flakët këngëtarja serbe, Jelena Karleusa, e cila rastisi në të njëjtin vend me bionden seksi, ka filmuar Kejvina Kthellën në momente paniku.

kejvina kthella (13)

Në disa momente, ajo shihet e frikësuar dhe fillon duke qarë, ndërsa i dashuri e ngushëllonte dhe mundohej ta qetësonte.

kejvina kthella (17)

Ndërsa video e publikuar nga Jelena Karleusa ka zbuluar edhe imazhin e partnerit të ish-velinës, e cila deri tani është munduar që ta mbajë të fshehur. Megjithatë emri i tij nuk bëhet ende i ditur.

Kejvina Kthella ka publikuar edhe më parë foto me partnerin, por i ka mbuluar imazhin. Megjithatë tani ai nuk është më ‘sekret’.

kejvina kthella (19)

Modelja e Instagram është përfolur shumë për jetën e saj private dhe vetëm pak kohë më parë iu zbulua lidhja jashtëmartesore me Redjan Rrajën, person i dyshuar si organizator i atentatit ndaj prokurorit Ardjan Ndoj, në autostradën Durrës-Tiranë.

kejvina kthella (20)

Ishte Gazeta Panorama që bëri publike në janar të këtij viti dëshminë e Kejvina Kthellës, e cila u mor në pyetje, duke qenë se një natë para ngjarjes kishte fjetur në shtëpinë e saj me Redjan Rrajën, i cili është i martuar.

kejvina kthella (10)

“Herën e fundit që jam takuar me Redjanin ka qenë ditë e enjte, datë 31.10.2019. Rreth orës 22:00 të mbrëmjes unë ndodhesha në banesë dhe ka ardhur Redjani.

kejvina kthella (9)

Kemi qëndruar gjatë natës së bashku dhe në mëngjes, më datë 01.11.2019, rreth orës 10:30 unë jam larguar për në punë, ndërsa Redjani qëndroi në banesë. Kam komunikuar gjatë ditës me të disa herë dhe ai është larguar nga banesa dhe kishte shkuar në Durrës me disa miq të tij.

kejvina kthella (6)

Ishin duke pirë diçka me sa më tha ai, por nuk di detaje me saktësi. Dua të them se unë kam komunikuar thuajse çdo ditë me Redjanin në telefon, por nuk jemi takuar. Me sa mbaj mend, ditën e shtunë, më datë 02.11.2019, kur kam komunikuar në telefon, Redjani më ka thënë se ishte jashtë shtetit.

kejvina kthella (11)

Po kështu, edhe ditën e diel, më datë 03.11.2019 kemi komunikuar normalisht rreth orëve të paradites dhe thjesht kemi bërë bisedë normale,”– tha ajo gjatë dëshmisë.

kejvina kthella (18)

Ndërkohë në një përgjim i telefonatës së vjehrrës së Redjan Rrajës me një mikeshë të saj, zbulohet se lidhja jashtëmartesore ishte mësuar edhe nga bashkëshortja e Redjanit, Odesa Rraja.

kejvina kthella (16)

“Jo, me jo… por kanë dalë llafe se shkonte me një tjetër mi… jetonte me një tjetër…”,  mësohet se tha gjatë komunikatës telefonike e ëma e Odesës.

/Panoramaplus.al

kejvina kthella (21)kejvina kthella (15)kejvina kthella (12)kejvina kthella (6)kejvina kthella (14)

© Panoramaplus.al