26 Korrik, 2021

Në 52-vjetorin e lindjes, Jennifer Lopez zyrtarizon lidhjen me Ben Affleck me një puthje pasionante në buzë!


Jennifer Lopez mahniti rrjetin me fotot e shkrepura nga ditëlindja e saj e 52-të, një dhuratë që këngëtarja me famë botërore u bëri të gjithë fansave.

jennifer lopez (10)

Në këtë ditë të veçantë, Lopez vendosi të zyrtarizonte edhe lidhjen me ish-partnerin e saj, Ben Affleck, duke postuar një foto në të cilën shiheshin duke shkëmbyer një puthje romantike, raporton “The Sun”.

jennifer lopez (12)

Aktorja i mahniti të gjithë edhe me linjat trupore seksi, të cilat i kishte theksuar me veshjen që kishte zgjedhur për të pozuar nga jahti luksoz: bikini portokalli nga ‘Valentino’ dhe një kimono të verdhë nga ‘Dolce & Gabbana’.

jennifer lopez (13)

Pamjen ia zbukuronte më tej edhe një kapelë nga ‘Nick Fouquet’, së bashku me aksesorë gold dhe bizhuteri.

jennifer lopez (16)

Jennifer dhe Ben ishin bashkë 19 vjet më parë. Në fillim të kësaj vere, ata u fotografuan në krahët e njëri-tjetrit, pas ndarjes së Lopez me të fejuarin dhe ish-lojtarin e bejsbollit, Alex Rodriguez, me të cilin qëndroi në lidhje për katër vjet.

jennifer lopez (6)

Affleck dhe Lopez u ndanë në 2004 pasi qëndruan së bashku për më shumë se një vit.

jennifer lopez (8)

Pas ndarjes së tyre, Affleck u martua me aktoren Jennifer Garner në një ceremoni private. Çifti, i cili ka tre fëmijë së bashku, u ndanë në 2015 dhe u divorcuan zyrtarisht në 2017.

jennifer lopez (15)

Ndërsa Jennifer është nënë e dy binjakëve, Max dhe Emme.

jennifer lopez (14) jennifer lopez (9) jennifer lopez (5) jennifer lopez (2) jennifer lopez (3) jennifer lopez (1)

© Panoramaplus.al