Grupi i famshëm i vajzave ‘Spice Girls’, duket se do të ritkhehen sërish bashkë për një projekt, në 30 vjetorin e themelimit të tyre.

Vajzat duket se po planifikojnë një event madhështor në skenën piramidale të Glastonbury vitin e ardhshëm (2024). Ky do të jetë rikthimi i tyre i parë pas 11 vitesh, që nga performanca e tyre ikonike në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike në Londër në vitin 2012.
Victoria Beckham, e cila performon si Posh Spice së bashku me anëtaret e tjera të grupit Emma Bunton, Geri Horner, Mel Broën dhe Mel Chisholm kanë ofruar të gjithë disponueshmërinë e tyre të përkohshme dhe kanë rënë dakord për datat e turneut vitin e ardhshëm.

Victoria refuzoi të performonte me vajzat në turneun e tyre në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2019, duke thënë në atë kohë se ajo ishte shumë e zënë me markën e saj të veshjeve.
Por njëra nga anëtaret e grupit, Mel Chisholm zbuloi disa javë më parë se ylli pranoi të marrë sërish mikrofonin dhe të performojë në skenë.


