11 Shtator, 2022

Në 30- vjetorin e lindjes, Dafina Zeqiri i bën dhuratën luksoze Dj Geek (Foto)


Dafina Zeqiri dhe Genc Halimi, ose i njohur si Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të shoëbizit shqiptar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë.

Ditën djeshme Dj Geek festoi 30- vjetorin e lindjes, ku nuk mungoi dhe urimi i ëmbël nga ana e këngëtares për partnerin e saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Dj dhe shoku im i ngushtë,”-shkroi Dafina krahas disa fotove romantike në Instagramin e saj.

Mirëpo nuk ka mbaruar këtu, përveç urimit të ëmbël, Dafi i ka bërë dhe një dhuratë goxha luksoze Dj. Këtë gjë e ka zbuluar vetë muzikanti nëpërmjet një videoje në InstaStory.

Këngëtarja i ka dhuruar partnerit të saj një “chain” (varëse në formë zinxhiri) floriri dhe me gura të shndërritshëm. Në video duket Dafina, e cila i vendos varësen partnerit të saj ku më pas shkëmbejnë dhe një puthje bashkë.

“Të dua o shpirt @dafinazeqiri”- shkroi Dj krahas videos ndërsa Dafina e ripostoi duke iu përgjigjur: ‘Të dua më shumë!!’.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

 

© Panoramaplus.al