20 Gusht, 2023

Në 1 vjetorin e Nolan Sol, Dojna Mema poston foton e ëmbël. Ja çfarë i shkruan djalit të saj! (FOTO)


Moderatorja Dojna Mema ka surprizuar ndjekësit e saj në 1-vjetorin e lindjes së djalit të saj, pasi data 20 gusht shënon ditën kur ajo solli në jetë Nolan Sol.

Dojna në rrjetin social ‘Instagram’ ka ndarë foton me djalin e saj, momentin kur moderatorja e ka marrë për herë të parë në krahë birin e saj.

Dojna shkruan se Nolan Sol është ‘burri i vetëm për të që ajo lejon të bëjë ç’të dojë, dhe sërish nuk do heqë dorë’.

“1 vit me burrin e vetëm që mund të më bëjë ç’të dojë, e prape nga mbrapa do më ketë. Ditëlindja e parë e Nolan Sol”, shkruan Dojna.

-640-0-64e1e29b279bb

© Panoramaplus.al