Një ushtarake transgjinore në Korenë e Jugut thotë se do të padisë ushtrinë pasi u shkarkua për shkelje të rregullave për shkak se ndryshoi seksin e saj.

Byun Hui-soo iu bashkua ushtrisë si burrë por bëri një operacion për ndryshimin e gjinisë vitin e kaluar pasi vuajti nga dysforia gjinore dhe probleme të shëndetit mendor.
Por 22-vjeçarja akuzoi ushtrinë për intolerancë të pakicave seksuale.
Koreja e Jugut mbetet konservatore për sa i përket çështjeve të identitetit seksual.
Çështja e Byun ka ngritur debat të madh mbi trajtimin e ushtarëve transgjinore si edhe të komunitetit LGBTQ.
Të gjithë burrave në Korenë e Jugut u kërkohet me detyrim të kryejnë shërbimin ushtarak për gati 2 vite.
Në një deklaratë, rreshterja tha se dëshironte të qëndronte në ushtri pas operacionit të saj, që e bëri në nëntor në Tajlandë.
“Unë do të vazhdoj të luftoj deri ditën kur të më lejojnë të qëndroj në ushtri. Unë do ta kundërshtoj vendimin deri në fund, në Gjykatën Supreme,”- tha ajo.
Ajo nuk kishte planifikuar të bënte operacione për ri-caktimin gjinor, por sipas saj iu rekomandua nga mjekët në një spital ushtarak, ku u dërgua pasi kishte probleme të shëndetit mendor.
Problemet mendore i ‘lindën’ nga dysforia gjinore, një shqetësim i krijuar nga konflikti i brendshëm midis gjinisë dhe identitetit gjinor.
“Ishte një vendim jashtëzakonisht i vështirë, por sapo e realizova, u ndjeva shumë më mirë,”- shtoi Byun. “Mendova se do të mbaroja shërbimin në ushtri e pastaj do të përsërisja operacionin e tranzicionit dhe më pas do kthehesha përsëri si një ushtarake femër. Por depresioni im u bë shumë i rëndë.”
Byun tha që nuk e priste të detyrohej të largohej nga ushtria.
© Panoramaplus.al

