15 Korrik, 2022

Ndryshim drastik në pamje, shfaqet për herë të parë reperi Cllevio një muaj pas arrestimit të tij (Video)


Reperi Cllevio prej gati një muaj ndodhet në burg, pasi theu masën e arrestit shtëpiak.

Pas sherrit të bujshëm me Rigels Rajku ose ndryshe i njohur Noziy, ai u vendos në pranga pasi në momentin e ngjarjes duhet të ishte në arrest shtëpie. Ai ka qenë i arrestuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Gjatë ditës së sotme, një mik i tij ka publikuar një video në InstaStory nga seanca gjyqësore, ku mund të shihet Cllevio mbrapa xhamit dhe dukshëm dallohet ndryshimi i tij në fizik dhe pamje.

Rreth një muaj më parë Keviol Ahmetaj mbërriti në ambientet e lokalit të reperit Noizy së bashku me disa miq të tij me makina. Pas debatit verbal, Noziy nis ta shqelmojë të riun dhe një moment i riu i shpëton nga duart e reperit, futet në një prej automjeteve dhe largohet.

Po ashtu, të nesërmen reperit iu vendos një lëndë plasëse në lokalin e tij. Shpërthimi shkaktoi dëme të shumta materiale jo vetëm tek butiku dhe lokali i reperit, por edhe te bizneset që ndodheshin aty pranë. Por fatmirësisht, shpërthimi nuk shkaktoi dëme në njerëz kjo falë edhe orarit pasi vendi i ngjarjes është shumë i frekuentuar sidomos në këtë periudhë.

Deri më tani nuk është zbuluar ende autori i krimit teksa Noizy nuk i ka vendosur gishtin askujt në dëshminë e tij ai ka treguar se i vetmi konflikt që ka është ai me Cllevion por nuk mund ta fajsoj atë për vënien e tritolit pa pasur prova.

 

© Panoramaplus.al