10 Shtator, 2022

Ndryshe nga se jemi mësuar ta shohim, Dafina Zeqiri bën dedikimin romantik për Dj Geek në ditën e tij të lindjes (FOTO)


Dafina Zeqiri dhe Genc Halimi, ose i njohur si Dj Geek janë ndër çiftet më të preferuar të showbizit shqiptar. Dyshja përpos partnerë në jetë, janë edhe bashkëpunëtorë në skenë.

Ditën e sotme Geek feston 30 vjetorin e lindjes, ku nuk ka munguar një dedikim romantik nga ana e këngëtares.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime. Dj dhe shoku im i ngushtë,”-shkruan Dafina krahas disav fotove të tyre.

Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020. Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre.

Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.

Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëri-tjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar.

© Panoramaplus.al