Dashi
Hëna do të ketë ndikim të favorshëm dhe në dashuri duhet të kuptoni se kush është në anën tuaj dhe kush jo.
Demi
Ju pret një e hënë disi e vështirë. Hëna do të ketë ndikim të kundërt dhe në dashuri do të përballeni me probleme, duke përjetuar momente tensioni.
Binjakët
Hëna do të jetë në shenjën tuaj dhe dashuria paraqitet mjaft e favorshme. Mundohuni që të zgjidhni brenda së hënës, një problem të mbetur pezull.
Gaforrja
Sa i takon punës, do të përballeni me probleme të vogla me një kolegun/en tuaj. Kjo situatë do të bëjë që të rigjeni besimin në vete dhe në aftësitë tuaja.
Luani
Sa i takon punës, mendonit se kishit një angazhim të sigurt, por nuk do të jetë kështu. Kjo gjë do të bëjë që të humbni kohë dhe të jeni të paduruar.
Virgjëresha
Në dashuri keni nevojë për konfirmime. Ndërsa në punë gjatë pasdites, do të përballeni me një pengesë.
Peshorja
Në punë do të keni dëshirë që të mendoni për projekte të reja. Nga ana tjetër do e keni të vështirë që të përballeni me një partner/e të besueshëm.
Akrepi
Kujdes në dashuri, mos bini pre e provokimeve. E hëna do të jetë disi e veçantë. Sa i takon punës, mundohuni që të ruani qetësinë dhe të mos humbni përqendrimin.
Shigjetari
Në dashuri ju pret një ditë interesante. Nëse duhet të flisni për tema “të nxehta”, ose të zgjidhni një problem. Sa i takon punës do të arrini të siguroni mundësi të reja.
Bricjapi
Ju pret një ditë interesante sa i takon ndjenjave, sidomos ata që janë të konsoliduar në lidhje. Venusi do të hyjë në shenjën tuaj me kalimin e ditëve.
Ujori
Hëna dhe Venusi do të jenë në pozicione të kundërta, duke sjellë vështirësi në dashuri. Sa i takon punës do të hasni në momente tensioni.
Peshqit
Kush po kalon një krizë në çift, ndoshta duhet të mos e zgjasë shumë raportin. Në punë, do të keni mundësi të reja, ndonëse ju jeni të inatosur me një person i cili ju ka shkaktuar probleme.
© Panoramaplus.al
