4 Prill, 2019

Ndodhen larg njëri-tjetrit, ja çfarë bën bashkëshorti i Afërditës kur ajo i mungon (FOTO)


Vitin e kaluar, këngëtarja e modelja e njohur Afërdita Dreshaj kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me sportistin çek, Jakub Kindl.

Ata janë kthyer në një prej çifteve më të komentuar, e shpeshherë tërheqin vëmendjen me gjestet e tyre të veçanta të dashurisë që bëjnë në rrjetet sociale.

Më herët, Afërdita ka zbuluar se bashkëshorti i saj herë pas here udhëton për shkak të aktiviteteve të ndryshme sportive. Si pasojë ata ia ndjenjë mungesën shumë njëri-tjetrit.

Së fundmi, Jakub ka publikuar në “Instastory” një foto ku shfaqet Afërdita dhe në të shkruan: “Duke më munguar bashkëshortja ime…”.

Ndërsa që këngëtarja mos të ndjejë shumë mungesën e tij, sportisti i ka dërguar asaj nga Çekia një buqetë të madhe me trëndafila të kuq si dhe i ka shkruar një mesazh dashurie.

© Panoramaplus.al