Këngëtari i njohur latin, Maluma është përballur me një incident të pakëndshëm teksa performonte në skenë.

Gjatë koncertit në San Antonio, Teksas, artistit i është hedhur një telefon drejt tij.

Artisti ndaloi menjëherë perfornmancën gjatë atij momenti kur telefoni i goditi pjesën e kofshës dhe shikoi në turmë për të parë se kush ia hodhi, sipas TMZ.

Ai drejtoi gishtin tek njëri prej personave në audiencë duke i thënë “Ishe ti?” dhe më pas ai tundi kokën dhe u pa duke thënë dy herë ‘mos e bëj këtë’.
Kujtojmë se një situatë të tillë e ka pasur dhe këngëtarja e njohur Bebe Rexha e cila u godit me telefon në fytyrë, duke i shkatuar lëndime në sy.


