Banorët e Big Brother Vip kanë pasur shumë raste ku kanë harruar se monitorohen 24 orë në 24 nga qindra kamerat e vendosura nëpër shtëpi. Së fundmi ka qenë këngëtarja Beatrix Ramosaj e cila ashtu si banore të tjera më parë, ka harruar prezencën e kamerave dhe ka dalë topless teksa po ndërrohej.

Para nisje së spektaklit të së premtes, banoret po përgatiteshin në dhomën e grimit. Ndërsa disa banoret e tjera po bënin grimin, këngëtarja po vishte një fustan ngjyrë jeshil por ka harruar kamerat dhe është zhveshur aty. Momenti sigurisht nuk iu ka shpëtuar ndjekësve të cilët ruajtën menjëherë pamjet.


Ky nuk është rasti i parë që në shtëpinë e Big Brother vajzat dhurojnë pamje të tilla. Banore si Fifi, Beniada Nishani, Arjola Demiri apo Semi Jaupaj, kanë sjellë momente të tilla duke u zhveshur.









