Turneu i vazhdueshëm evropian i Harry Styles ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, mirëpo gjatë koncertit të mbajtur në Vjenë të Austrisë, një incident i papritur ka lënë të habitur fansat.

Duket se njëri prej të pranishmëve ka hedhur në skenë një objekt, i cili ka përfunduar duke e goditur në fytyrë këngëtarin britanike
Sipas TMZ, Styles incidenti ndodhi teksa performonte në kryeqytetin austriak si pjesë e “Love On Tour”. Teksa po ecte nëpër skenë, diçka e goditi pranë syrit të majtë, siç shihet qartë në pamje.
Si kundërpërgjigje ndaj ngjarjes, 29-vjeçari ka mbuluar fytyrën me duar, duke bërë disa mimika të cilat duket se tregonin dhimbjen të cilën i shkaktoi goditja.
Pavarësisht këtij momenti shqetësues, pas një pauze të shkurtër, Styles vazhdoi me shfaqjen.
Megjithatë, mediat sociale u mbushën shpejt me kritika duke dënuar veprime të tilla gjatë koncerteve. Një ‘fanpage’ i këngëtarit u bëri thirrje njerëzve që të përmbahen nga hedhja e objekteve dhe më e rëndësishmja, theksoi se nëse ndonjë objekt hidhet, ato nuk duhet të paraqesin rrezik për dëmtimin e artistit britanik.
© Panoramaplus.al
