Tashmë të gjithë e dimë se moderatorja e njohur, Luana Vjollca, ka fansat më të çmendur. Madje ata herë pas here i bëjnë supriza, të cilat Luana i zbulon në profilin e saj në “Instagram”.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa ka publikuar një video ku tregon surprizën e këndshme që ka marrë nga fansat, pas një koncerti që ka mbajtur mbrëmjen e kaluar.

Fansat kanë zgjedhur të printojnë foto të këngëtares dhe poshtë tyre shprehin admirimin që kanë për të.
Mjaft e emocionuar Luana shfleton fletët që ata i kanë dhuruar dhe tek secila prej tyre ka nga një dedikim.

Madje duket se një fans i ka dhuruar edhe një varëse, të cilën moderatorja e ka vendosur menjëherë dhe tregon se i pëlqen shumë.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram
Pas koncertit… NDJENJA ME E BUKUR NE BOTE !!! #Luanator Ju du. #MyFansAreTheBest ???

