Blogerja dhe moderatorja Armina Mevlani është një ndër vajzat më të bukura të ekranit.

Shpesh herë ish-misit i është vënë në dukje ngjashmëria e madhe që ajo ka me partneren e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez.

Së fundmi Armina ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj në Instagram ku një prej tyre u shpreh se ajo ngjason shumë me modelen e njohur.

Por si e priti Armina komentin e ndjekësit?
Moderatores duket se i pëlqen fakti që ajo ngjason shumë me Georginën, madje u shpreh se shumë njerëz ia thonë këtë gjë.
“Ke një ngjashmëri të frikshme me Georgina Rodriguez”- shkroi një ndjekës ndërsa bukuroshja u përgjigj:
“Hahah Faleminderit! Shumë njerëz thonë se ngjasojmë. Ajo është e mrekullueshme, kështu që faleminderit”.

Rikujtojmë se në puntatën e fundit të “Goca dhe Gra”, blogerja dha një mesazh shumë të rëndësishëm duke inkurajuar të gjitha femrat të shijojnë jetën pavarësisht peshës apo pamjes pas shtatzënisë, duke u shprehur:
“Kur të më keni mua unë do ha do e shijoj dhe do ushqej fëmijën se femra është e bukur sido të jetë. Sigurisht duhet të kujdesemi mos të hani gjëra të dëmshme për shëndetin, por 5 kile më shumë apo më pak nuk ka rëndësi fare”.


