5 Shkurt, 2022

Ndjekësit plasin në kritika ndaj Romeo Veshajt dhe ironizojnë qëndrimin e tij ndaj lidhjes së Donaldit me Beatrix: Sa respekt ka kunati për ty…


Pas hyrjes së tij në Big Brother Vip, llogaria personale e Donald Veshajt në Instagram menaxhohet nga i vëllai i tij binjak, Roemo Veshaj. Shpesh kanë qarkulluar komente në rrjet se ky i fundit nuk e mbështet lidhjen e të vëllait me Beatrix Ramosajn brenda shtëpisë, duke pasur parasysh faktin se aktori i humorit filloi të ndjekë në Instagram këngëtaren vetëm pas kritikave dhe aludimeve nga fansat. Së fundmi ndjekësit kanë vënë re edhe  një detaj tjetër.

donald-romeo-bora-triksa-ndjekesit-

Takimi i famshëm që Donald Veshaj pati me ish-të dashurën e tij Bora Zemanin brenda shtëpisë së Big Brother, është ende në profilin e tij në Instagram, pavarësisht se ai filloi një lidhje me Beatrix Ramosajn në shtëpi.

Edhe pse vëllai binjak i Donald Veshajt “mori hak” pasi moderatorja e njohur e fshiu nga Instagrami ish-të dashurin e saj, ai mban ende në profil videon edhe videon e takimit të tij me Zemanin edhe videon ku aktori i shpreh dashurinë Beatrix Ramosajt.

donald-bora

donald-triksa

Pavarësisht se videoja është postuar rreth tre muaj më parë ndjekësit ende lënë mijëra komente poshtë videos, ku i kërkojnë Romeos ta fshijë:

“Ben mire ta fshish o Romeo kete histori dhe nga profili”

koment-romeo-fshish

koment-fshije

Komentues të tjerë e shikojnë këtë veprim si mosrespekt ndaj të dashurës së te te Donald Veshajt:

“Sa respekt Ka kunati per ty o @beatrixramosaj ???”

koment-kunati

“Duhet ta heqesh kete video, sinqerisht ofendimet qe qenkan ketu per Trixen nuk duhet ti lejosh, ose hiqi komentet. Ose hiqe si video se ska asnje kuptim me!!!”

koment-komentet

Ndërsa të tjerë kanë dyshimet e tyre mbi qëndrimin e Romeo Veshajt rreth romancës së vëllait të tij binjak me këngëtaren.

“A thu pse nuk fshihet kjo video..ooo jetaaaa larg me realitetin je tiiii?”

komenti-pse

 

“ bertit pak jeta qe te ngjojne komshit ????”

koment-jeta

© Panoramaplus.al