Arbëri dhe Einxhel i kanë pasur disa ditë të zjarrta së fundmi në Big Brother VIP. Intensiteti i puthjeve dhe dashurisë u shtua gjatë qëndrimit në suitën luksoze, ku për 24 orë ishin të veçuar nga pjesa tjetër e banorëve.

Komentuesit e shumtë shprehen se mes tyre kapasur më shumë se puthje. Disa lëvizje nën jorgan kanë bërë që fansat të aludojnë për marrëdhënien e parë seksuale të kryer brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” përpara kamerave. Një shqetësim e ka pasur Einxhel në bisedë me të së fundmi. Ajo pyet nëse “është bërë nami jashtë”.

Dj Dagzi tenton ta relativizojë duke i thënë se “do harrohet”. Kjo nuk e bind Einxhel, e cila shprehet: “Harrohet? Si harrohet kur janë dëshmitë, provat kudo”.

Të jetë kjo bisedë vetëm për puthje tashmë kur kemi parë disa nga Donald&Beatrix dhe Sara&Pajtim? Ndërkohë pas intimitetit të tyre në vaskë, ish-e dashura e Dj Dagz ka reaguar publikisht. Ajo reagoi në një postim në “InstaStory” ku ish-të dashurin e saj e quajti “personi X”, duke refuzuar t’i përmendë emrin.

Ariana Berisha shkroi se “është e kotë të merrej me diçka, që tashmë e ka lëshuar nga duart dhe po jeton të tashmen”. Nuk dihen ende shumë detaje mbi marrëdhënien e tyre, megjithatë kur Dj Dagz hyri në BBV mediat kosovare raportuan se ai ishte në një lidhje me Ariana Berishën prej kohësh.

Ndërkohë, ai tashmë ka nisur një romancë me moderatoren Einxhel Shkira, dhe mesa duket kjo është arsyeja që partnerja që la jashtë reagoi hapur.
/Panoramaplus.al


