Sherri virtual që nisi me Noizy-t dhe Olti Currit në “Instagram”, duket se ka lënë ende gjurmë në rrjetet sociale.
Ndjekësit e reperi dhe blegërit nuk e kanë harruar debatin mes tyre, pasi e kujtojnë sa herë që njëri prej tyre bën një publikim në “Instagram”.

Së fundmi, një ndjekës i Oltit i ka tërhequr vëmendjen këtij të fundit që të mos bëjë më postime pasi do t’i komentojë sërish Noizy.
“Mos posto foto se po të komenton Zini e po ta prish foton”, i shkruan një ndjekës Oltit, ndërkohë që ky ia kthen me ironi: “Profili është i hapur për të gjithë fansat e mi”.

Ndërkohë një ditë më parë, në një postim të fundit të blogerit në profilin e tij në “Instagram”, reperi ka lënë një koment ngacmues, të cilit sigurisht Olti nuk ka ngurruar që t’i përgjigjet.
“Bëji tag lokalit të të japin pije falas dhe merru me punët e tjerëve, se vetë s’ke. ? Dështak”, i shkruante Noizy.

“Hahahhaha ik te “Portokallia” se na gajase me humor se me këngë s’po bon gjë. Të gjitha njesoj ke 10 vjet. Dështak kronik”, i përgjigjet Curri.
© Panoramaplus.al
