31 Gusht, 2019

Ndjekësi i thotë se është e shëmtuar, Alesia Bami ka dy fjalë për të (FOTO)


Modelja Alesia Bami ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithëve, teksa rrjetet sociale ka postuar fotografi nga pushimet, ku pozon me rroba banje.

Në njërën foto të publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Alesia shfaqet në breg të detit duke shijuar një pije. Poza e saj është pëlqyer nga mijëra ndjekës, të cilët gjithashtu edhe e kanë komplimentuar.

Por një tjetër ndjekës i ka komentuar se është e shëmtuar dhe modelja ka vendosur që t’i përgjigjet.

“Pasi paske bërë kaq shumë komente pozitive dhe qenke mërzitur me to, unë po të them që je e shëmtuar”, i shkruan ndjekësi, i cili komentin e shoqëron me një emoji duke qeshur, pasi duket sikur e thotë me shaka.

Alesia i përgjigjet shkurt: “Rrofsh vlla”.

© Panoramaplus.al