18 Qershor, 2019

Ndjekësi e ngatërron me Kiara Titon, moderatoja e njohur i përgjigjet: Edhe unë…


Moderatorja e njohur, Dojna Mema, është mjaft aktive në profilin e “Instagram”-it, ku herë pas here vendos që të bashkëbisedojë me ndjekësit e saj.

Një ditë më parë, Dojna u ka dhënë fansave të saj të drejtën që t’i bëjnë ndonjë pyetje apo t’i lënë komente të ndryshme, në mënyrë që ajo t’u përgjigjet në “Instastory”.

Ndjekësit e moderatores janë kuriozë për shumë gjëra lidhur me të, duke nisur nga notat që ka marrë kur ishte në shkollë e deri te jeta e saj private.

Por mesa duket një ndjekës e ka ngatërruar atë me moderatoren, Kiara Tito, dhe i shkruan: “Të dua shumë Kiara Tito, je më e mira”.

Duket se Dojna e ka marrë me shumë sportivitet këtë koment dhe i përgjigjet: “Edhe unë, faleminderit për suportin”, duke mos i treguar se ka ngatërruar profil dhe i ka shkruar asaj dhe jo Titos.

© Panoramaplus.al