Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka qenë së fundmi mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ka publikuar foto e video nga pushimet në Itali.

Fotot e bukura ku tregon mrekullitë e natyrës, me siguri që janë realizuar nga regjisori i njohur, Eduart Grishaj, i cili ndodhet me të në këto pushime.

Teksa ka publikuar imazhe të shumta, duket se një ndjekës është lodhur me to dhe i ka sugjeruar të mos postojë më por të shijojë udhëtimin: “Më shumë postoni, se shijoni”.
Ky koment është lexuar nga Arbana, e cila i ka kthyer menjëherë përgjigje, duke e lënë pa fjalë fansin. Ajo thekson se fotot hidhen pasi kthehet nga udhëtimi.

“Djema mos u mërzisni se unë i postoj pasi kthehem në shpi. Veç atë hall mos qani”, i përgjigjet Osmani.
© Panoramaplus.al
