Një grua 44- vjeçare ka rrëfyer se bashkëshorti i mikeshës së saj të ngushtë këerkon të krijojë nje marrëdhenie me të. Ajo ka treguar për ‘Dear Deidre’ se ndihet e shqetësuar për këtë gjë dhe nuk di se çfarë të bëjë.
Ja Rrëfimi i saj:
“Unë jam 44 vjeç dhe shoqja ime më e mirë është 43. Ne u takuam në universitet dhe që atëherë kemi qëndruar gjithmonë bashkë. Burri i saj është gjithashtu një mik i përbashkët. Ai ishte në të njëjtin kurs si ne.
Kur u diplomuam në vitin 2000, ata filluan të takoheshin. Brenda një viti u transferuan së bashku dhe tre vite më vonë u martuan. Më pas u bënë prindër të një djali i cili sot është 16-vjeç.
Gjithmonë kam qenë pak xheloze që e gjetën njëri-tjetrin kaq lehtë. Unë kam pasur disa marrëdhënie, por asgjë veçanërisht e rëndësishme. Ngaqë jam vetëm, të dy më ftojnë shpesh herë të qëndroj me ta.
Muajin e kaluar, shoqja ime shkoi të vizitonte motrën e saj dhe insistoi që unë të rrija ende me burrin e saj dhe pasi të ikte ajo. Piva nja dy gota. Kishin kaluar vite që qëndronim vetëm ne të dy dhe isha nervoze.
E kapja atë duke më parë disa herë dhe më komplimentonte shpesh herë duke vënë në dukje se isha në formë të shkëlqyer. E pranoj që nisa të flirtoj dhe unë me të.
Në një moment, ne po flisnim se si i kalova vetëm Krishtlindjet. Vera më kishte emocionuar pak dhe në atë moment ai më tërhoëi pranë vetes. Më përqafoi dhe më përkëdheli në shpinë. Tensioni seksual mes nesh ishte shumë i fortë. Asgjë më shumë nuk ndodhi, por mund të ndodhte.
U ndjeva tmerrësisht keq mëngjesin tjetër. Më vonë atë ditë, ai më dërgoi një mesazh: “E di që ndjeve edhe ti diçka mbrëmë”. Ai tha se dëshiron të fillojë një lidhje për të parë nëse do të funksionojë.Si mund ta nxjerr veten nga kjo situatë ?”
DEIDRE THOTË:
“Ju vjen keq për veten dhe se për pak iu afruat katastrofës por ju vendosni miqësinë tuaj në radhë të parë. Tani i detyrohesh mikeshës tënd ta heqësh këtë pasion që në fillim. Tregojini burrit të shoqës tuaj më të mirë se ajo çfarë ndodhi ishte një gabim dhe nuk do të përsëritet më.
Shoqja juaj dhe burri i saj mund të jenë duke kaluar një problem të vështirë. Një bashkëshort i mirë do ta inkurajonte atë të punonte në lidhjen e tij në vend që të fshihej prej saj duke pasur një lidhje me ju.
Përpiquni të shmangni duke kaluar kohën vetë me të. Me kalimin e kohës, kjo situatë do të harrohet dhe burri i mikeshës tuaj më të mirë do t’ju falënderojë”.
© Panoramaplus.al
