28 Korrik, 2023

“Ndihem si ylli më me fat në botë”/ Pasi kaloi problemin e rëndë shëndetësor, Madonna-s, ylli shfaqet duke kërcyer (Video)


Pas disa javësh përkeqësim të shëndetit pasi mori një infeksion bakterial, Mbretëresha e Pop- it, Madonna, është shëruar dhe tashmë është në formën e saj më të mirë.

64 vjeçarja publikoi një video në Instagram ku shihet duke kërcyer me hitin e saj të vitit 1984 “Lucky Star”, teksa shkruante krahas videos:

“Të jem në gjendje të lëviz trupin tim dhe të kërcej vetëm pak më bën të ndihem si ylli më me fat në botë! ” Ajo shprehu mirënjohjen për fansat dhe miqtë e saj, duke shtuar: “Duhet të jeni edhe ju yjet e mi me fat!”.

Teksa ajo festoi 40-vjetorin e albumit të saj debutues, postimi i Madonna-s u prit me një mbështetje të madhe nga të famshëm dhe fansa.

Në qershor, Mbretëresha e Pop-it u përball me një problem shëndetësor kur u dërgua me urgjencë në një spital të qytetit të Nju Jorkut pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj. Këngëtarja 64-vjeçare u shtrua në reanimacion, por fatmirësisht iu përgjigj mirë trajtimit dhe më pas u transferua në kujdesin e rregullt. Menaxheri i saj për një kohë të gjatë, Guy Osear y, zbuloi se ajo kishte luftuar me një infeksion të rëndë bakterial.

Para se të pësonte problemin shëndetësor, Madonna kishte bërë prova intensive për turneun e saj botëror tashmë të shtyrë në Nassau Coliseum.

E më tej erdhi dhe reagimi i Madonnës, duke siguruar fansat se ishte drejt rikuperimit. Prioriteti i saj kryesor ishin fëmijët, e ndjekur nga dëshira për të mos i zhgënjyer fansat besnikë që kishin blerë biletat për turneun e saj. Ajo theksoi se fokusi i saj ishte shëndeti dhe forcimi, duke i premtuar rikthimin sa më të shpejtë në skenë.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Madonna (@madonna)

© Panoramaplus.al