Dita e djelë ka nisur bukur për këngëtaren shqiptare, Adelina Berisha. Ajo ka dhënë lajmin e gëzuar se është bërë teze për herë të dytë. Lajmin e gëzuar, Adelina e ka ndarë me ndjekësit e saj në ‘Instastory’.

“Ndihem shumë e lumtur që u bëra teze për herë të dytë. Dafina të dua shumë dhe faleminderit që më bëre prapë të ndihem personi më i lumtur në botë”, shkruan këngëtarja.
Ajo zbulon gjithashtu se emri i mbesës së saj të vogël është Leodora Rozë.

Adelina Berisha u bë teze për herë të parë përpara dy vjetësh kur e motra solli në jetë Noelan.


