27 Dhjetor, 2018

“Ndihem kaq…”, këngëtari shqiptar këndoi live para Jennifer Lopez dhe Sia-s (VIDEO)


Këngëtari i njohur shqiptar Albert Stanaj ka performuar me rastin e Krishtlindjes, para një grupi të famshëm. Është fjala për këngëtaret e famshme Sia, Jennifer Lopez dhe partnerit të saj Alex Rodriguez.

Ata ishin ulur para Stanajt për ta dëgjuar teksa ai këndonte këngën e Wham, “Last Christmas”.

Albert ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një video ku shfaqet duke kënduar, ndërsa JLo dhe Sia vihen re teksa e dëgjojnë me shumë vëmendje këngëtarin shqiptar dhe shijojnë zërin e tij të mrekullueshëm live.


“Gëzuar Krishtlindjet! Kjo ishte dhurata më e bukur! Të këndoja para këtyre legjendave! Sia është përpara meje dhe Alex me JLo janë ulur aty para. Ndihem kaq i bekuar këto Krishtlindje!”, shkruan Stanaj në “Instagram”.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al