8 Shtator, 2022

“Ndihem e vetmuar pa ty”/ Morena Taraku kujton me dhimbje mikun e saj, këngëtarja bën dedikimin prekës


Rreth një viti më parë, Morena Taraku humbi një prej miqve të saj më të mirë.

Artistja e ka përkujtuar të ndjerin ditën e sotme ku shprehet se i mungon shumë dhe ndihet e vetmuar pa të.

“Një vit pa ty. Dua ta dish se ndihem e vetmuar pa ty”- shkroi Morena krahas fotos së publikuar ku shfaqet krahë mikut të ndjerë.

Ajo e ka rikujtuar duke publikuar në InstaStory disa video ‘funny’ ashtu siç ishte dhe marrëdhënia e tyre.

Eronit Sermaxhaj ishte nipi i ish-zëvendësministri i Infrastrukturës në Kosovë, Rexhep Kadriu. Ai nda nga jeta në moshën 22-vjeçare pas një beteje 4-vjeçare me kancerin.

I riu ishte mik i Morena Tarkut dhe reperit Feros, madje publikonin edhe foto së bashku në rrjetet sociale.

“Dheu qoftë i lehtë për ty vëlla”, shkroi reperi një vit më par në një postim në InstaStory, shoqëruar me një foto të 22-vjeçarit.

Teksa i referofej diagnostikimit të tij me sëmundjen e rëndë aso kohë, Morena Taraku shkroi se “Nëse bota do shpallte një hero për kurajë, guxim dhe përballje te sfidave besoj se ai do ishe ti, sepse ti e meriton dhe unë jam dëshmitare për gjithë këto vite qe s’u dorëzove asnjëherë”.

 “S’ka bote as univers qe mund ta ndaj dashurinë tone. Ti je shoku im besnik, dhe ne ishim bashke sa here kishim nevojë për njeri tjetrin.. Sytë e tu me japin pamjen e një miku qe gjithmonë ka munguar ne jetën time…

Ti kurrë mos harro qe je ne brendësinë e zemrës time, si kur jemi afër si kur jemi me km larg… Sot ti mbush 22 vite por unë ndihem e bekuar qe bashke me vitet e tua te jetës rritet edhe shoqëria jone.

Ti je njeriu me i fort qe zoti zbriti ne toke dhe këtë e them me plot zemër sepse unë e di mire se sa lufton përball te keqes dhe nuk dorëzohesh kurrë..

E nëse bota do shpallte një hero për kurajë, guxim dhe përballje te sfidave besoj se ai do ishe ti, sepse ti e meriton dhe unë jam dëshmitare për gjithë këto vite qe s’u dorëzove asnjëherë.. Te dua shume aq shume sa nuk ka fuqi qe ta dëshmoj…

Sot do festojmë ndryshe nga vitet e kaluara por prape se bashku sepse nuk ka asgjë me te madhe se dashuria jone besnike.. Të dua vëlla”, e uroi këngëtarja aso kohe.

© Panoramaplus.al