9 Qershor, 2022

Ndërsa po shijon disa ditë relaksuese në Portugali, Dua Lipa provokon fansat me fotot e saj të fundit në Instagram


Këngëtarja Dua Lipa teksa shijon suksesin e saj në turneun ‘Future Nostalgia’, është shfaqur goxha provokuese në fotot e saj të fundit të Instagram.

Fituesja e Grammy-t, ka bërë një vizitë në Portugali me mikeshën e saj Olive Uniacke ditën e mërkurë.

E teka ka postuar disa foto në rrjetet sociale, 26-vjeçarja ka pozuar e ulur në një stol teksa është duke ngrënë akullore. Si gjithmonë artistja shfaqet e veshur plot stil.

Rikujtojmë se disa ditë më parë në rrjetet sociale një video e Dua Lipës e shoqëruar nga aktori Aron Piper pas performancës së saj në një klub nate në Madrid u bë kudo virale.

Dyshja u panë shumë të afërt duke shijuar në maksimum kërcimin, përkëdheljet dhe shikimet mes njëri-tjetrit. Fansat nisën aludimet se artistja mund të ketë nisur një romancë me Aron Piper, por kjo gjë nuk dihet ende pasi nuk është marrë asnjë konfirmim nga ana tyre.

© Panoramaplus.al