12 Qershor, 2023

Ndërron jetë në moshën 86-vjeçare ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi


Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi ka ndërruar jetë në spitalin “San Raffaele” në Milano. Lideri i “Forza Italia” u shtrua në spital të premten e kaluar, pasi një terapie 45-ditore disa javë më parë për shkak të pneumonisë dhe një formë leuçemie.

epa08064889 Former Italian prime minister Silvio Berlusconi arrives for the European People's Party (EPP) leaders meeting ahead to European summit in Brussels, Belgium, 12 December 2019. An European Council meeting will be held in Brussels on 12 and 13 December during which the EU27 leaders among other topics will discuss the Brexit and preparations for the negotiations on future EU-UK relations after the withdrawal as well as a revision of the European Stability Mechanism (ESM) Treaty. EPA/STEPHANIE LECOCQ

Mëngjesin e sotëm vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij shkuan me urgjencë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.

Ai ishte një nga figurat më të përfolura në Itali. La Republica shkruan se në 50 vitet e fundit nuk ka pasur asnjë ditë që emri i tij të mos përmendet në TV, në gazeta, në Parlament, në lokale, në stadium etij.

Ai njihej si biznesmen i njohur, manjat televizionesh, presidenti i klubit të futbollit “Milan”, dhe më pas i Monzas, themelues i partisë së quajtur “Forza Italia” dhe tre herë kryeministër.

Kujtojmë se i ndjeri kishte prej më shumë se 2 vitesh që po shijonte lidhjen e dashurisë me deputeten 54 vite më të re, Marta Fascina.

© Panoramaplus.al