4 Mars, 2019

Ndërron jetë këngëtari i famshëm, gjendet i vdekur në shtëpinë e tij


Ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare, imazhi i grupit elektronik “The Prodigy”. Keith Flint është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të hëne në shtëpinë e tij.

“Daily Mail” shkruan se policia ishte e pranishme në banesën e këngëtarit në Dunmow të Essex-it rreth orës 8 të mëngjesit.

Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së Flint, por autoritetet vendase kanë deklaruar se rasti në fjalë  nuk po trajtohet si një vdekje e dyshimtë.

“The Prodigy” doli në fillimet e viteve ’90 nga skena nëntokësore për t’u bërë një nga grupet më të mëdha të Britanisë së Madhe.

Ndërkohë në vitin 1996 ata u pozicionuan në vend të parë në Mbretërinë e Bashkuar me ‘Firestarter’ dhe ‘Breathe’. Keith Flint u bë portret identifikues në skenën muzikore britanike me performancat e tij energjike të gjalla dhe flokët e tatuazhet dalluese.

“Daily Mail” shkruan se ai ka lindur në Redbridge dhe kur ishte fëmijë u shpërngul në Braintree të Essex-it, për t’u takuar vite më vonë me bashkëthemeluesin e “The Prodigy”, Liam Howlett. Flint ishte fillimisht një balerin për grupin. Si vokalist ai do të shfaqej pikërisht në hitin e grupit, ‘Firestarter’.

© Panoramaplus.al