29 Qershor, 2022

Ndërroi jetë pas betejës me kancerin, vendoset dita kur do të mbahen homazhet për Vjosa Berishën


Është bërë i ditur lajmi se do i jepet lamtumira e fundit ditën e nesërme regjisores së njohur Vjosa Berisha.

Lajmin e ka bërë të ditu bashkëshorti i saj Fatos Berisha në rrjetet sociale, ku njofton se homazhet do të bëhen në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore të së dashurës sonë Vjosa Berisha”:

E enjte, 30 qershor: 14:00-15:00h homazh në Teatrin Kombëtar të Kosovës (foajea e TKK);

15:00-16:00h Mbledhja komemorative në Teatrin Kombëtar, organizuar nga Ministria e Kulturës (salla e madhe e TKK);

17:00h Varrimi, në varrezat e Prishtinës (Arberi)”,- njoftoi ai.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fatos Sh.Berisha (@fatossberisha)

Vjosa u nda nga jeta disa ditë më parë në spitalin University College Hospital në Londër. Producentja e filmave u diagonostikua me kancer të vezoreve në mars 2021. Ajo ishte martuar me producentin, Fatos Berisha dhe janë prindër të një djali.

© Panoramaplus.al