Simone Ledward Boseman ka folur për vdekjen e bashkëshortit të saj, Chadwick Boseman në një intervistë për Whoopi Goldberg.

Ylli i “Black Panther” ndërroi jetë në vitin 2020 në moshën 43-vjeçare pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë, sëmundje që e mbajti të fshehtë për publikun.
“Ishin dy vitet më sfiduese që kam pasur ndonjëherë në jetën time”, tha Ledward Boseman për mënyrën se si ajo po e përjeton humbjen e bashkëshortit të saj.
Ajo tha se ishte mirënjohëse që ka qenë pranë tij, duke shtuar se nuk mund të “besonte që ishte kaq me fat”.
“Nuk mund ta besoj që isha kaq me fat, nuk mund ta besoj që u dashurova këtë person”, tha ajo mes lotësh. “Dhe gjithashtu e bëra atë të më donte mua.”
Simone Ledward Boseman shtoi se “e ra në dashuri shumë shpejt me të”, pasi “arriti të kuptojë se mund t’i besonte atij”.
“Ai ishte më i zgjuari, më i kujdesshmi, më i sinqerti, më i vërtetë, autentik, i vërteti në gjithçka, si askush që kisha takuar ndonjëherë”.

Ata u fejuan në tetor 2019 dhe u martuan në fshehtësi pak para vdekjes së tij në gusht 2020.
Dhe ndërsa ai kishte luajtur në një mori filmash dhe shfaqjesh televizive kur u takuan, si Lincoln Heights, Persons Unknown dhe Get on Up, ajo kujtoi se aktori u bë një ‘superstar global’ praktikisht ‘brenda natës’ pasi luajti në Black Panther të Marvel në vitin 2018.
Ndërsa ylli i filmit ishte në kulmin e karrierës së tij, ai po luftonte fshehurazi me kancerin e zorrës së trashë.

Ai u diagnostikua në vitin 2016, por askush jashtë rrethit të ngushtë të tij nuk e dinte se vuante nga sëmundja deri kur humbi jetën 4 vite më vonë.
Dhe sipas Simones, ata duhej të ishin ‘shumë, shumë të kujdesshëm’ në mënyrë që ta mbanin të fshehtë nga bota.
“Kishte gjithmonë një nivel shqetësimi, por ne vërtet kemi një rreth shumë, shumë të besuar njerëzish që ishin aty për ta mbështetur atë, për të më mbështetur mua dhe për të na ndihmuar, të bënim më të mirën që mundeshin me kohën sfiduese‘, ajo tha.
Ajo tha se Chadwick kurrë nuk i pëlqente të linte askënd ‘ta shihte të dobësuar’, por se vështirësitë e tij të brendshme ndonjëherë ishin më të këqija se ato fizike.
“Unë mendoj se si çdo person njerëzor, ne të gjithë kemi frikë, të gjithë kemi dyshime – duam të dimë se po bëjmë gjënë e duhur,” shpjegoi ajo.

Ajo shtoi se frika e tij më e madhe ishte ‘të pyeste veten nëse do të kishte kohë të mjaftueshme për të bërë të gjithë punën që donte të bënte’.
Simone Ledward Boseman tha se aktori ndjeu gjithashtu presion të jashtëzakonshëm pasi kaq shumë njerëz e shikonin atë, duke përfshirë fansat dhe miqtë e tij gjithashtu.
“Ai e dinte se sa njerëz vareshin prej tij për këshillat e tij – ai ishte personi tek i cili shkonin të gjithë dhe jam i sigurt se kjo ishte rraskapitëse për të”, tha Simone.
Intervista e Simones vjen vetëm disa javë përpara se filmi i dytë Black Panther, i titulluar Black Panther: Wakanda Forever, del në kinema më 11 nëntor. Ajo tha se ishte e lumtur që njerëzit do të ‘vazhdojnë të frymëzohen’ nga historia.


