6 Korrik, 2023

Ndërroi jetë në moshën 19-vjeçare, zbulohet shkaku i vdekjes së nipit të Robert De Niros


Disa ditë më parë nipi i aktorit të njohur, Robert De Niro, Leandro ka ndërruar jetë në moshën 19-vjeçare.

E teksa e mbajtën të fshehtë shkakun e vdekjes lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë nëna e tij, Drena De Niro përmes një postimi në rrjetet sociale.

Ndërsa publikoi disa foto krah të birit, ajo bëri edhe një shkrim prekës, ku ndër të tjera tha: “Do të doja që vetëm dashuria të të kishte shpëtuar”.

Mirëpo së fundmi nëna e Leandros ka vendosur që të tregojë arsyen e vërtetë se çfarë i mori jetën të birit.

Drena tha se djali i saj vdiq nga droga që dikush i kishte shitur, pasi ajo përmbante substanca fentanil.

Dikush i ka shitur pilula me fentanil, pilula që e dinin se ishin drogë, por gjithsesi ia shitën. Për të gjithë këta njerëz që ende ankohen për shitjen dhe blerjen e këtyre llojeve të drogës, djali im është zhdukur përgjithmonë.’- tha Drena.

Kujtojmë se Leandro është nipi i De Niros nga vajza e birësuar e Drena nga martesa e tij me aktoren Diane Abbott, githashtu ai po ndiqte hapat e nënës dhe gjyshittë tij në karrierë si aktor.

 

© Panoramaplus.al