Sofia Marks është arrestuar në lidhje me vdekjen e nipit të Robert De Niro, sipas një burimi për CNN.

Nipi i aktorit të njohur, Leandro De Niro Rodriguez vdiq në moshën 19-vjeçare, pasi dikush i kishte shitur pilula me fentanil dhe kishte pirë drogë.
Mirëpo së fundmi një grua e quajtur Sofia Marks u arrestua me akuzën e shitjes së drogës tek një të mitur, sipas burimit, ndërsa shtoi se Policia Jugore e Nju Jorkut ka marrë përsipër rastin.
Gati 70,000 njerëz në SHBA vdiqën nga mbidoza e drogës që përfshin fentanyl në vitin 2021, katër herë më shumë së pesë vite më parë, sipas një raporti të fundit nga Qendrat e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Në kohën e vdekjes së Leandro De Niro, gjyshi i tij Robert De Niro shprehu pikëllimin për humbjen në një deklaratë për CNN:
“Jam i pikëlluar nga vdekja e nipit tim të dashur Leo. Ne jemi shumë mirënjohës për ngushëllimet nga të gjithë. Ne kërkojmë që të na jepet privatësi për të humbjen tonë.”- tha aktori.
© Panoramaplus.al

