14 Korrik, 2023

Ndërroi jetë disa muaj më parë, zbulohet shkaku i vdekjes së Lisa Marie Presley


Këngëtarja e njohur Lisa Marie Presley vajza e vetme e ‘Mbretit të Rock and Roll”-it, Elvis Presley disa muaj më parë ka ndërruar jetë në moshën 54-vjeçare.

Ndonëse u përfol se ajo vdiq si pasojë e një arresti kardiak, së fundmi ka dalë raporti mjekësorë i të ndjerës, i siguruar nga CNN.

Sipas raportit mjekësorë të Qarkut të Los Anxhelos-it këngëtarja ka ndërruar jetë si pasojë e një ‘ngatërrese të zorrëve të holla’, e cila shkakton vdekjen.

Nuk ka asnjë dëshmi të lëndimit fizik. Mënyra e vdekjes konsiderohet e natyrshme.”- tha Dr. Juan M. Carrillo për CNN.

Dr. Michael Camilleri, një konsulent dhe profesor në Divizionin e Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë në Klinikën Mayo, tha për CNN se medikamentet e gjetura në shtëpinë e Presley “kanë ngadalësuar lëvizshmërinë e zorrëve dhe kanë bërë që ato të ngatërrohen”.

Ndërsa shtoi: “Për fat të keq, ngatërresat e zorrëve mund t’i ndodhin kujtdo. Vetëm për shkak se në shtëpinë e këngëtares u gjetën disa ilaçe nuk do të thotë se kjo bën që personi është më i prirur të preket nga kjo sëmundje.”

Priscilla Presley dhe familja Presley janë të tronditur dhe të shkatërruar nga vdekja tragjike e të dashurës së tyre Lisa Marie”, tha familja në një deklaratë në atë kohë.

Kujtojmë që dalja e fundit publike e Lisa Marie Presley ishte vetëm disa ditë para vdekjes së saj në ‘Golden Globe Awards’, ku ajo mori pjesë me nënën e saj për të mbështetur atë në filmin e Baz Luhrmann “Elvis”, për babain e saj të ndjerë.

© Panoramaplus.al