8 Korrik, 2022

Ndërkohë që pritjes po i vjen fundi, Eni Koçi na zbulon ‘nepsin’ e saj të shtatzanisë


Çifti i njohur Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Dy artistët vendosën ta bënin të ditur lajmin për ndjekësit me këngën e tyre më të fundit, ku ata zbulojnë dhe gjininë e bebushit.

Këngëtarët janë në pritje të një vajze dhe mbrëmjen e së mërkurës, Eni festoi ditëlindjen e saj së bashku me festën e “Baby shower”-it. Në një ambient të kuruar deri në detaje, Eni Koçi së bashku me Gencin kanë festuar me familjarë dhe miq të afërt.

Artistja e cila është goxha aktive në rrjetet sociale dhe tashmë ndodhet afër muajve të fundit, ka zbuluar për ndjekësit ‘nepsin’ e saj të shtatzanisë, që është kek me çokollatë.

“Fiksimi i momentit”- shkroi ajo krahas postimit.

Rikujtojmë se Eni ia arriti ta mbante të fshehur për një kohë të gjatë shtatzaninë e saj duke e mbuluar barkun me veshje të gjëra duke mos treguar asnjë formë të trupit. Tashmë artistja ndodhet në muajin e shtatë të shtatzanisë.

© Panoramaplus.al