23 Korrik, 2022

Ndërkohë që po shijojnë muajin e mjaltit, Ben Affleck fotografohet duke fjetur përgjatë shëtitjes me varkë në Paris


Ndërkohë që Ben Affleck dhe Jennifer Lopez kanë nisur muajin e mjalit, duket se këto ditët e fundit për aktorin e njohur kanë qenë goxha të ‘lodhshme’.

Ai është fotografuar nga paparacët duke dremitur ndërsa ishte duke lundruar në lumin Seine në Paris.

Ylli i “Gone Girl” aktualisht ndodhet në qytetin e dashurisë duke shijuar vendin me JLO. Së bashku me ta në lundrim ishin dhe fëmijët e tyre, Seraphina, Violet, Max dhe Emme.

Çifti nuk janë fshehur aspak nga syri i publikut për të shprehur dashurinë e tyre që kanë për njëri-tjetrin gjatë muajit të mjaltit. Të dy u fotografuan duke u përqafuar dhe puthur pranë Pallatit Elysée në fillim të kësaj jave.

Mbrëmjen e kaluar, çifti i sapomartuar u panë teksa po shijonin një darkë romantike në restorantin e mrekullueshëm të Parisit Le Matignon, ku iu bashkuan disa nga fëmijët e tyre.

Affleck, 49, dhe Lopez, 52 vjeç, i befasuan fansat kur zbuluan se kurorëzuan dashurinë e tyre në ‘A Little White Chapel’ në Las Vegas.

Ata u takuan për herë të parë në vitin 2001 kur të dy luajtën në filmin “Gigli” dhe më pas nisën një romancë të cilën e bënë publike dhe u fejuan më pas. Ata planifikuan të martoheshin por dasma u shty dhe në vitin 2004 ata e u ndanë.

© Panoramaplus.al