10 Nëntor, 2022

Ende pa u konfirmuar largimi i Ori Nebiajt, ja emri që pritet ta zevëndësoj


Që pasi Grida Duma la zyrtarisht mandatin e deputetes, shumë është komentuar rreth Ori Nebiajt dhe përfshirjes së saj në politikë.

Moderatorja aktuale e “Për’puthen”, u raportua se e ka pranuar postin e deputetes duke zëvendësuar Grida Dumën.

Por pas kësaj vetë Ori reagoi përmes një fotoje në Instastory, ku mes të tjerash shkruante se nuk ka marrë ende një vendim konkret.

0385df5d-d5b5-43cc-b604-8608fd334521

Tanimë fansat kanë nisur të mendojnë edhe zëvendësuesen e moderatores në emisionin e përditshëm “Për’puthen.”

Bëhet fjalë për gazetaren Elona Duro, e cila ishte e ftuar së fundmi në një intervistë, ajo  u pyet nëse ka ende diçka konkrete për të ardhmen e karrierës së saj dhe nëse do të jetë moderatore e “Për’puthen” nëse largohet Ori Nebiaj.

“A do shkojë Ori në Kuvend? Unë nuk di asgjë! Ori vetë e sqaroi dje në një status që nuk e ka vendosur, por unë di kaq sa dini ju, nuk është se do të ishte një gjë që nuk do e pëlqeja, por asnjë takim zyrtar”- u përgjigj Elona Duro, duke mos treguar kështu diçka konkrete.

Sa i përket ftesës për një tjetër reality-show, kësaj here si “Big Brother Vip 2”, Elona Duro tha se me siguri përgjigja e saj do të jetë jo. “Nuk besoj që do të merrja ndonjëherë pjesë në BBV. Është angazhim shumë i madh, unë provova Dancing, dhe vjen një mioment që thua “sa shumë energji paska”- tregoi Elona.

 

© Panoramaplus.al